Rakiq dhe Simiq me protestuesit në Zveçan

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri. Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.

Foto: REL

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta, raporton Rel.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri.

Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje. Serbët lokalë në tri komunat e veriut janë duke mbajtur protesta rregullisht, prej 29 majit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika