Rakiq: Do të kemi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës

Lista Serbe





Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë “terrorin” e Prishtinës dhe paralajmëroi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës.

Kështu ka deklaruar Rakiq në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Njerëzit nuk mund të tolerojnë më torturat që po bën Prishtina. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën siç ka thënë, është përgjegjëse Prishtina.

“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive. Ne duam vetëm paqe. Ne kërkojmë vetëm që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë të qetë, të jemi vetvetja në vendin tonë dhe të qëndrojmë në vatrat tona”, ka thënë Rakiq.

“Tri pika i thyen shpinën devesë: Shkarkimi i Nenad Gjuriqit, vendimi për heqjen e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Policia speciale, njësitet po i ngacmojnë vëllezërit, motrat, janë katër baza të reja, na kanë ndaluar të vaksinojmë, zgjedhjet, referendumi. Ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerit nuk janë të mirëseardhur”, ka thënë Rakiq, shkruan Kosovo Online.





Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

Vetëvrasja e Sokol Halili, Policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje

I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë ishte vetvrarë të premten, njoftoi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka dhënë...

Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vuçiq s’ka rrugë tjetër,...

Kryeministri i i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia do të marrë pjesë NË Samitin e 6...

Të fundit nga rubrika