Rakiq goditet me shishe boshe nga protestuesit

Protestuesit kanë goditur me shishe boshe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, teksa ai kërkonte të lëviznin për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës në komunën e Zveçanit

Zveçan, 29 maj 2023.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte kërkuar nga të tubuarit para ndërtesës së komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.

Siç ka raportuar REL-i, kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.

Në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika