Rakiq mohon pretendimet se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zubin Potok

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka mohuar pretendimet se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, teksa ka reaguar në lidhje me raportimet për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një patrulle të KFOR-it afër Zubin Potoku, i ka mohuar pretendimet se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas tij, situata aktuale në Zubin Potok është e qetë, shkruan Tanjug.

“Informatat tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. Serbët në veri respektojnë anëtarët e KFOR-it, të cilët janë atje në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Rakiq për TV Pink.

Ndërkaq, Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok.

Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Nga ky rast, nuk ka të lënduar dhe se po kontrollohen faktet.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Gjatë mbrëmjes të së dielës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika