Rama akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë në largim të Albin Kurtit për ndërhyrje të pajustifikueshme dhe përdorim të institucioneve shtetërore për të penguar projektet e kryeqytetit. Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama deklaroi se punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në qendër të Prishtinës, janë ndërprerë nën presion të drejtpërdrejtë nga disa […]
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë në largim të Albin Kurtit për ndërhyrje të pajustifikueshme dhe përdorim të institucioneve shtetërore për të penguar projektet e kryeqytetit.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama deklaroi se punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në qendër të Prishtinës, janë ndërprerë nën presion të drejtpërdrejtë nga disa ministra të Qeverisë.
I pari i kryeqytetit ka paralajmëruar kallëzime penale për “të gjithë ata që pengojnë zhvillimin e kryeqytetit”.
“Ja çka po ndodh këtu në qendër të kryeqytetit në sheshin ‘Xhorxh Bush’ me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga i Kulturës, i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na ndërkrejnë punime… Thonë se gjysma e rrugës qenka e mbrojtur e gjysma jo. Ne mundemi me vazhdu në njërën anë, por jo në anën tjetër se ai asfalt qenka i mbrojtur. Kjo Qeveri në ikje i shfrytëzon të gjitha instancat në mënyrë joligjore, se nuk ka asnjë bazë ligjore, asnjë dokument ligjor, me i ndërpre këto punime…”, ka thënë Rama.















