Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, për shkak të motit me borë.

Rama bëri të ditur se ekipet e kryeqytetit “janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim”.

Edhe Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të kenë më shumë kujdes.

Ata kanë kërkuar nga shoferët e automjeteve të kenë kujdes, për shkak të rënies së temperaturave dhe ngricave.