Rama: Çka ka bërë Ali Ahmeti për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e V. është leksion historik për ne dhe brezat që vijnë

"Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë"

Rama: Çka ka bërë Ali Ahmeti për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e V. është leksion historik për ne dhe brezat që vijnë

Çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Ramës, kryetari të BDI-së mund t’i bëhet kritika sepse është e drejta e tyre.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë”, ka shkruar Rama në Tëiter.

Rama gjithashtu ka komentuar një fotografi të Ahmetit me Talat Xhaferin, i cili pritet të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, ‘Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët’; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shtuar Rama.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika