Të papranueshme i ka konsideruar skenat që u shfaqën në Zvërnec, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se e kupton revoltën pas pamjeve, derisa u shfaq kritik për pjesëtarët e policisë që nuk ndërhynë, deri tha të ketë menduar edhe pozitën e tij.
“…ana juaj e medaljes është vërtetë fisnike. Dhe të mendoni pastaj se vërtetë e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe, ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige, të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë”, ka thënë Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.
Në fjalimin e tij mbi një orësh, Rama, tha se projekti në fjalë me investitorë nga Katari, është i jashtëzakonshëm me vlerë milardëshe, për të cilin flet e mbarë bota falë promovimit nga Jared Kushner.
Reagimet që pasuan, sipas Ramës, ishin edhe të motivuara nga ata që dikur ishin në pushtet.
“Shitësit dhe të korruptuarit bënin Shqipërinë 1 euro, dhe merrnin pjesën …por kjo është histori..”, ka thënë Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.
Rama përsëriti se projekti nuk prek zonat e mbrojtura të kategorisë së lartë, ndërsa zhvillimi, sipas tij po bëhet në përputhje me ligjin.
Kryeministri shqiptar ka shtuar se debati mbi Zvërnecin nuk buron ekskluzivisht nga pakënaqësitë lokale, por po orkestrohet edhe nga interesa jashtë kufijve shtetërorë.
Sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e një fushate dezinformimi dhe sulmesh me prapavijë politike ndaj investimeve strategjike në turizëm.