Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar pikën doganore Morinë–Vërmicë si një ndër shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Ramës, gjatë periudhës janar–maj 2025, kjo doganë ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete. “Dogana Morinë – Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar pikën doganore Morinë–Vërmicë si një ndër shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas Ramës, gjatë periudhës janar–maj 2025, kjo doganë ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete.
“Dogana Morinë – Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit
*Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.
Gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete”, ka shkruar Rama.















