Rama: Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës

Në prag të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjithë duhet ta dinë se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimit të menjëhershëm të planit franko-gjerman

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur dyshimin e tij se strategjia e Serbisë është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Kosovës.

Në prag të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Rama ka thënë se të gjithë duhet ta dinë se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimit të menjëhershëm të planit franko-gjerman.

“Teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë në arenën e ndërkombëtare. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë që luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Evropa”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, “përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale”.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel dhe unë, si gjithnjë, lutem që mos të jetë një tjetër xhiro bosh, për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”.

Kryeministri Rama potencon se pavarësisht lidhjeve të ngushta dhe marrëdhënies unike ndoshta në botë me Kosovën, si shteti tjetër shqiptar në kufi me Shqipërinë, kanë qenë, janë dhe do të jenë të përputhur plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jo sepse aleatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika