Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj barrikadave në vëri të Kosovës, ku pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.

Po ashtu gjatë ditës së enjte është liruar për qarkullim edhe Merdarja, pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, pas dy ditësh e mbyllur.

Kryeministri, Rama tha se se kjo nuk është asgjë e re vetëm zgjati pak më shumë, sipas tij manovrat ushtarak morën pak hov por të gjithë u kthyen në shtëpi.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë”, ka shkruar Rama në Twitter.

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022

Ai shtoi se ka dalur një kuptim i ri i barrikadës, e cila sipas Ramës pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA-së.

“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare”, ka shtuar Rama.

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022

Rama tha se pyetja mbeti po ajo që ishte përpara barrikadave paqësore e deklaratave armiqësoi.

“Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes”, ka thënë Rama.

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022

Barrikadat janë larguar edhe në lagjen e Lagjen e Boshnjakëve. Aty është duke qëndruar një ekip nga RTV Dukagjini, ku edhe kanë konfirmuar se tashmë është larguar edhe pengesa e fundit.