Rama i del në krah Kurtit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas akuzave të ditëve të fundit ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave. Rama tha se s’është aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme. […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas akuzave të ditëve të fundit ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.
Rama tha se s’është aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.
Ai shtoi se ta sulmosh Kurtin pse u sol si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, ka shkruar Rama në Twitter.
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2022















