Rama: I kemi votat për Planin Zhvillimor Komunal – S’është i njëjtë me atë të Shpend Ahmetit

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka deklaruar se i kanë votat që të kalojë në kuvend plani zhvillimor komunal që ai e përshkruan si një dokument strategjik për trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit.

Rama në “Debat Plus”, planin e ka përshkruar si rezultat të punës së gjerë të drejtorëve dhe të institucioneve të ndryshme, si dhe të bashkëpunimit me profesionistë lokalë dhe ndërkombëtarë.

“Është një plan strategjik, një plan që tregon trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit, pra planifikimin për zhvillim të kryeqytetit. Jep me vija të trasha se nga shkojmë ne si shoqëri. Për këtë arsye është me rëndësi shumë të madhe që të votohet që të dalë në debat publik, për arsye se një dokument që është punuar me vite të tëra, edhe prej drejtorëve të kryeqytetit prej institucioneve të ndryshme, prej ministrive të ndryshme profesionistëve lokalë e ndërkombëtare, dhe duhet tash të dalë në diskutim publik, në mënyrë që t’u japim mundësi që secili qytetarët i kryeqytetit me pas mundësi për me kuptu ne detaje  nga ne planifikojmë ose e shohim të ardhmen e kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar rëndësinë e debatit publik për këtë plan para se të ratifikohet, duke ftuar të gjithë asamblistët që ta votojnë për ta sjellë në diskutim publik.

“Po mendoj si kemi votat, pasi kemi një plan për zhvillimin e kryeqytetit edhe të gjitha asamlesitet që janë votuar nga qytetarët për këtë çështje…I ftoj të gjithë asamblistët pa marrë parasysh se çfarë partie janë që këtë plan zhvillimor ta votojnë për diskutim pra për debat publik, sepse nuk po themi që nesër ta ratifikojmë, ne po themi të votojmë ta vendosim në diskutim publik”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika