Rama i kërkon Vuçiqit normalizim e njohje të ndërsjellë me Kosovën (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian. Rama kërkoi normalizim dhe njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ftoi të dyja vendet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimtar Kovaçevski e liderë e tjerë evropianë, në kuadër të Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.

“Ndërkohë, konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, deklaroi Rama.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kovaçevski.

“Koha për konflikte është larg nesh. Implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe aneksit duhet të jetë imperativ për të dyja vendet”, tha Kovaçesvki.

Ai ftoi të dyja palët për shtensionim të situatës dhe vazhdim të komunikimit, me ndihmën e ShBA-së dhe BE-së.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se me kryeministrin shqiptar Edi Rama, por edhe me disa liderë të tjerë rajonalë, ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

“Folëm për zhvillimet e fundit [zhvillimet e fundit në veri të Kosovës]dhe hapat e mëtejmë që mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes ndaj situatës aktuale të vështirë dhe serioze”, ka shkruar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika