Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, theksoi se nuk e sheh arsyen pse deputetët duhet të shkojnë në Kuvend në këtë fazë, duke shtuar se presin një vendim të ri nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar situatën.

“Nuk kemi një arsye që të ulemi aty. Tash ta shohim vendimin e Kushtetueses, po shpresojmë që do të ketë një sqarim tjetër gjithmonë duke u bazuar në aktvendimin e fundit që e ka bërë,” deklaroi ai në emisionin FIVE.

I pyetur për mundësinë e një qeverisjeje me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, Rama la të hapur një opsion të tillë nëse diskutohet brenda partisë.

“[Për qeverisje me Kurtin?] – Nuk e di, nuk na ka pyetur neve. Ndoshta edhe mund të duhet ta diskutojmë. Kemi thënë njëherë jo, por për interes të shtetit diskutohet,” tha ai.

“Tash ta shohim vendimin e Kushtetueses, ne do ta presim po shpresojmë që do at ketë edhe Kushtuesja në një formë porritet që të jap një zgjidhje ose një aktvendim tjetër një sqarim tjetër gjithmonë duke u bazuar në aktvendimin e fundit që e ka bërë”, deklaroi tutje ai.