Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kundërpërgjigjes së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila ishte shprehur e shqetësuar me gjuhën të cilën ka përdorur kryeministri të enjten e 23 qershorit, gjatë deklaratës së tij para hyrjes në Samitin e BE-së.

Rama në reagimin e tij në Twitter shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e saj të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqeni VETO-n ose më duroni mua!”, ka shkruar Rama.

Oh! Bulgaria's Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!

— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022

Ai në një postim tjetër ka thënë se miqtë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por i japin dorën njëri-tjetrit.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, ka shkruar tutje Rama.

And by the way let me remind you dear Bulgarian friends that it took a short phone call with @BoykoBorissov to settle friendly&honestly the issue of the Bulgarian minority in Albania!Real friends do not harm each other, but they speak truthfully to each other and they deliver!

— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022

Ndryshe, kryeministri Rama, në samitin e BE-së, e ka konsideruar të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.

E për këtë ka reaguar Ministria e Jashtme e Bullgarisë, duke thënë që nuk duhet të përdoret një gjuhë e tillë dhe se është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Ministria e Jashtme Bullgare reagon ndaj Ramës: Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit tënd