Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke i pritur liderët e vendeve evropiane, në kuadër të Samitit të Berlinit i cili po mbahet në Tiranë.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Aty pritet të diskutohen temat të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit dhe procesin e integrimit evropian.

Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me kancelarin Olaf Scholz.