Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i thënë që Kosovës të mos i referohet më në emër të kryeqytetit të saj.

Sipas kryeministrit shqiptar, përdorimi i emrit Prishtina dhe Beogradi është një gabim serioz nga ana e sekretarit gjeneral të OKB-së, dhe për Ramën një referim i tillë është i papranueshme.

“Një gabim serioz apo një gabim? Emri zyrtar i tij është ‘Marrëveshja për Rrugën për Normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë’, dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk do ta përdorte këtë emër të duhur me qëllim”, ka shkruar Rama në Twitter.

'Belgrade and Pristina'?! A serious mistake or a lapse? The official name of it is 'The Agreement on the Path to Normalization between Kosovo and Serbia', and it would be unacceptable if the SG did not use this proper name deliberately. Please provide clarification promptly. pic.twitter.com/n48UMyklS1

— Edi Rama (@ediramaal) March 21, 2023

Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar sqarim për një veprim të tillë nga sekretari gjeneral i OKB-së.