Rama ia dhuron Çelësin e Prishtinës kryeministrit Abazoviq

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama duke dhuruar çelësin e Prishtinës kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Prishtinë 14 Prill 2023

I pari i Prishtinës, në shenjë nderimi, ia dhuroi Çelësin e kryeqytetit, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri Abazoviq, gjatë vizitës që ia bëri të parit të Prishtinës, tha se ndihet si të ishte në shtëpi të vet.

“Na keni nderuar me vizitën tuaj të parë në kryeqytet, prandaj do të deshifrojmë t’ju dhurojmë Çelësin e kryeqytetit”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

“E dimë që kjo është shtëpia e juaj, jeni të mirëseardhur kurdoherë, besoj që ky çelës që tash të ndërlidhë shtetet tona edhe më shumë; Kosovën së bashku me Malin e Zi, e po ashtu edhe personalisht për juve që ta ndieni veten në shtëpinë e juaj këtu në Prishtinë, në Kosovë”, ka thënë Rama.

Ndërsa, kryeministri Abazoviq ka falënderuar Ramën.

“Faleminderit shumë, t’i them dy fjalë sa të janë këtu mediat. Falënderim të veçantë kryetarit të Prishtinës. Gëzohem shumë edhe personalisht se në një mënyrë, ndoshta simbolike, bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë e vet dhe jam mase i bindur se së bashku me kryetarin dhe me gjithë të tjerët, do të punojmë që i gjithë rajoni ta ndiejë, çdokush, çdoku veten si në shtëpinë e tyre. Faleminderit shumë, vërtet një dhuratë e veçantë për mua”, ka thënë Abazoviq.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika