Rama ia hedhë fajin Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave, është përgjegjëse për rritjen e vlerës së tatimit në pronë

Përparim Rama konferenc për media

Pas raportimeve dhe pakënaqësive të qytetarëve për rritjen 100% të vlerës së tatimit në pronë, ka reaguar kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama e ka hedhur “fajin” tek Ministria e Financave, duke thënë se kjo ministri është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa “Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”.

Rama tha se Prishtina e ka caktuar për qindjen më të ulët të mundshme për tatimin në pronë.

“Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, theksoi se nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika