Rama ironizon me opozitën: Ne përpiqemi të shërojmë, ata shkatërrojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi deputetët opozitarë dogjën karriget e Kuvendit. Ai ka thënë se “ne përpiqemi te shërojmë, mbjellim dhe ata shkatërrojnë, shkulin dhe djegin”.

Rama thënë se zjarri u shkaktua nga deputetët e zgjedhur “për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje”.

“Duke ardhur këtu  më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit, raportoi Top Channel. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika