Rama: Ka mbetur vetëm sinjalizimi për rrugën tek rrethi në Lakrishtë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë disa fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Ai ka bërë të ditur se vetëm sinjalizimi ka mbetur për t'u vendosur dhe se rruga nën rrethrrotullim është gati për të lejuar qarkullimin e makinave

Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë.

Ai ka theksuar se në këtë rrugë “ka mbetur vetëm edhe sinjalizimi për t’u vendosur”, e që pastaj të lëshohet për qarkullim.

Sipas tij, kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun e ngarkuar në qendër të qytetit.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët ‘Tirana’ e ‘Bill Klinton’. Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika