Rama: Kemi ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale në portin e Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për bazën navale ushtarake që e ka ftuar NATO-n ta instalojë në Portin e ri të Durrësit, ka thënë se do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten e një korrikut se e ka ftuar Aleancën Veri Atlantike (NATO) që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngritet në Porto Romano.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin, lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, ka thënë Rama në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të mbahet takimi për këtë çështje me ekspertët, për të parashtruar projektin në detaje.

“Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, ka thënë Rama.

Rama ka përsëritur edhe një herë kërkesën që bëri në Samitin e NATO-s, për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e mbrojtjes, një stad pararendës i anëtarësimit.

“Pavarësisht mosnjohjes nga të gjithë vendet, kjo nuk është një kohë e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme, në aspektin politik dhe të vendimmarrjes. Pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, Kosova ka mbajtur një qëndrim absolutisht të qartë dhe të saktë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, ka shtuar Rama.

Ndërkaq, të martën e 28 qershorit, liderët e Aleancës Veriatlantike (NATO) janë mbledhur në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën kishte thënë se në samitin treditor do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve antidronë dhe naftës.

Në grupin e vendeve anëtare të NATO-s është edhe Shqipëria, që u anëtarësua në vitin 2009.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika