Rama: Koncerti i Kanye West është marketing global për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, publikoi pamje nga stadiumi ku sot do të zhvillohet koncerti i Kanye West.

Rama thotë se me këtë koncert Shqipëria po hyn në një tjetër “hartë globale”, atë të komunitetit ndërkombëtar të adhuruesve të muzikës.

Sipas tij, koncerti do të tërheqë vizitorë të shumtë në vend, të cilët, ashtu siç ndodh në çdo destinacion ku performon Kanye West, do të zgjedhin të vizitojnë edhe Shqipërinë.

Rama iu përgjigj edhe kritikave për koston e organizimit, që sipas tij është raportuar në rreth 4 milionë euro. Rama theksoi se kjo shumë nuk duhet parë si shpenzim, por si investim që do të rikthehet përmes të ardhurave nga turizmi dhe rritja e konsumit.

Ai argumentoi se hotelet, apartamentet me qira, restorantet, baret, dyqanet dhe shërbimet e transportit kanë përfituar nga fluksi i vizitorëve, ndërsa shtoi se edhe buxheti i shtetit do të përfitojë nga rritja e aktivitetit ekonomik.

Sipas Ramës, një koncert i këtyre përmasave përbën edhe një formë të marketingut global për Shqipërinë, duke e cilësuar si një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër nëse do të realizohej përmes fushatave tradicionale promovuese.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika