Rama: Kosova duhet të respektohet, asnjë kauzë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë tonë

Pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës në Beograd, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë nuk duhet të nënkuptojë cenimin e shtetësisë së saj.

Rama ka thënë se Prishtina do të vazhdojë të jetë solidare me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim, duke kujtuar edhe përvojën e Kosovës.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se asnjë kauzë politike nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

“Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka deklaruar Rama.

Reagimi i kryetarit të Prishtinës vjen në një kohë kur në kryeqytet është hequr edhe flamuri gjigant i Ukrainës, i cili ishte vendosur pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, si shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

Flamuri kishte qëndruar në qendër të Prishtinës për rreth katër vjet dhe ishte bërë një prej simboleve të mbështetjes së Kosovës për Ukrainën.

Heqja e flamurit është bërë të dielën dhe është publikuar në rrjetet sociale nga qytetarë. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse largimi i tij lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit politike apo me deklaratat e Zelenskyt në Beograd.

Rama e ka përmbyllur reagimin e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë për respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika