Rama: Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes, plani franko-gjerman më i miri i mundshëm
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kërkuar nga shteti i Kosovës, ta nënshrkuajë e ta zbatoj në tërësi planin franko-gjerman, pa marrë parasysh se a e bën një gjë të tillë Serbia. Në një konferencë për media me preisdentin francez, Emmanuel Macron, Rama tha se Kosova ka rënë në kurthin që ia ka bërë vetes, […]
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kërkuar nga shteti i Kosovës, ta nënshrkuajë e ta zbatoj në tërësi planin franko-gjerman, pa marrë parasysh se a e bën një gjë të tillë Serbia.
Në një konferencë për media me preisdentin francez, Emmanuel Macron, Rama tha se Kosova ka rënë në kurthin që ia ka bërë vetes, derisa shtoi po ashtu se nuk ka qenë asnjëherë më mirë.
“Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale me gjithë liderët, përfshi me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, dua të sjellë këtu të paautorizuar, një fjalë të kryeministrit holandez, Mark Rud, ku iu drejtua të dyve “Mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do të fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh”. Nëse e bëjmë në sytë tanë, në sytë e mi këtu nga ky podium një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni të veriut, është shumë më e madhe dhe me kosto shumë më të lartë se llogaria e asaj që duam të fitojmë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena”, tha ai.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes. Por s’ka qenë kurrë më mirë, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE, dramatike. Ndërkohë, të dyja palët kanë një tavolinë një plan, është plani franko-gjerman që është gjëja më e mira e mundshme që mund t’i ndodh Kosovës. Klinton kur ishte këtu, ai ishte kryeclirimtiari i Kosovës. Më tha thuaju miqve të mi në Prishtinë, si i ndodhi Palestinës”, vijoi Rama.
Rama tutje tha se nëse vendoset të anulohet vendimi për liberalizim të vizave, do ishte fatale për Kosovën
“Më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave, por në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë ta kërkojmë te presidenti i Francës por te vetja, duhet ta bëjmë ne, Kosova pjesën e vet”, tha ai.
Rama tha se Kosova duhet t’i dedikohet në tërësi rrugës për integrim evropian.















