Rama: LDK-ja duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autokracinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të vazhdojë si e tillë, meqë s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autorkracia.

“LDK-ja ka qenë bashkë, duhet me qenë bashkë dhe me vazhdu bashkë, kjo është ajo që duhet të ndodhë, nuk është këtu për një person, nuk është as për mua as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit tonë, është për me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, pra me luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk janë a është ky, a është ai”, u shpreh Rama.

“Unë veç jam pjesë e LDK-së”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika