Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e panënshkruar e Ohrit të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar që marrëveshja e panënshkruar të bëhet realit i pakthyeshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arritjes se marrëveshjes në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka uruar që të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik!. Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, ka vlerësuar kryeministri i Shqipërisë.

Më tej ai i ka uruar që marrëveshja e panënshkruar të bëhet realit i pakthyeshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika