Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e ri të podcast-it “Flasim” një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dyja zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe përvojën e tij përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, kur, për shkak të angazhimeve të mëparshme, udhëtonte nëpër Shqipëri. Ai tha se në atë kohë Malësia e Madhe dhe Përmeti i dukeshin si vende pa shpresë, ndërsa sot i konsideron pjesë të një realiteti tjetër.

Duke iu referuar edhe protestave në bulevardin përpara Kryeministrisë, Rama argumentoi se zhvillimet në terren nuk pasqyrohen domosdoshmërisht në debatin publik, ku, sipas tij, rrjetet sociale dhe ekranet krijojnë një perceptim të ndryshëm për vendin.

“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama raporton Dukagjini.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika