Rama mbërrin në Kosovë, pritet në Presidencë nga Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë, ku ka mbërritur në Presidencë, i pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me liderë të vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka pritur në Presidencë kryeministrin shqiptar Rama dhe ish kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.

Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.

Kryeministri Rama arrin në Presidencë i shoqëruar nga ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, 10 qershor 2024.
Kryeministri Rama arrin në Presidencë, 10 qershor 2024.

Po ashtu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë dhe do t’i dorëzojë çmimin “Çelësi i Qytetit”.

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, Prishtinë 10 qershor 2024

Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, e cila shënon 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kjo konferencë është organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

Ndër folësit kryesorë të konferencës do të jenë edhe Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë, dhe Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika