Rama mbështet anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ndërsa sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë në BE, ai kërkon ndarjen nga pakoja e përbashkët e integrimit me Maqedoninë e Veriut

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Të enjten, në një intervistë i pyetur për reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se do të rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës nëse ajo kërkon anëtarësim në Këshillin e Evropës, Rama ka shprehur keqardhje për Serbinë në këtë rast, pasi Shqipëria mbështet Kosovën.

“Kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!”, ka thënë Rama.

Gjithashtu, kryeministri shtoi se Shqipëria do të ndryshojë tërësisht kurs dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian, pasi thotë se për shkak të çështjes mes Bullgarisë e Maqedonisë, Shqipëria është bërë pjesë e një ngërçi të madh, me të cilin nuk ka lidhje fare.

‘’Sa i përket pjesës tjetër, ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare’’,ka thënë ndër të tjerash kryeministri Rama.

Nga Brukseli ku ndodhet për vizitë zyrtare, Rama tha në intervistë se Bullgaria po mban peng negociatat për Maqedoninë e Veriut, e për rrjedhojë po penalizohet edhe Shqipëria që është në të njëjtin proces.

Ndryshe, kryeministri Rama ka marrë pjesë në darkën e organizuar ne Bruksel  bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesën nga Josep Borell, Shefi i Diplomacisë Europiane dhe Zv. President i Komisionit Europian.

Edi Rama dhe Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, kishte organizuar një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel të mërkurën e 11 majit.

Në këtë darkë joformale është bseduar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

Josep Borell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika