Rama: Mbi 4 mijë mësues do të trajnohen për metodat e mësimdhënies efektive

Qeveria shqiptare synon të trajnoj mbi 4 mijë mësues në vend. Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ka filluar në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, 4 mijë mësues në të gjithë vendin do të trajnohen brenda këtij viti me metodat më efektive të mësimdhënies.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ditën e djeshme, Rama mori pjesë në konferencën kombëtare për arsim dhe formim profesional, e cila u mbajt në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së bizneseve private në këtë politikë që do të nxjerrë një numër më të lartë profesionistësh në fushat e domosdoshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika