Rama: Me Kurtin shkruaj në Whatsapp, rrallë kthen përgjigje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, përmes aplikacionit Whatsapp

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje interesante për mënyrën se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama në Klan Kosova, tha se me Kurtin bisedon në aplikacionin Whatsapp, por thekson se ai rrallë i kthen përgjigje, edhe në ato përgjigje vazhdimisht, sipas Ramës, Kurti i ripërsërit qëndrimet e tij.

“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas, ai dëgjon, por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi, është mënyrë komunikimi, ai përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht për ta përforcuar mesazhin e tij”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika