Rama: Me pagë minimale e kemi tejkaluar Kosovën, dhe jemi në vendin e tretë në rajon

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka treguar se, kur e ka marrë qeverinë, ai e kishte gjetur pagën minimale në Shqipëri më të ulëtën në rajon.

Por, sipas kryeministrit shqiptar, tani paga minimale e Shqipërisë e ka tejkaluar Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën dhe është në vendin e tretë në rajon.

“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”.

“Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën”, ka shkruar Rama.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të shefit të Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së

Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill😍

*Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika