Rama mirëpret arritjen e internetit satelitor, Starlink në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka mirëpritur arritjen e internetit satelitor, Starlink në territorin e Shqipërisë

Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur mbërritjen e internetit satelitor “Starlink” në vendin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë së Shqipërisë ka shprehur mirëseardhje për pronarin e kompanisë Starlink, Elon Musk.

“Mirë se erdhe Elon”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kompania amerikane sot ka njoftuar se interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë.

Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion.

Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet.

Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk.

Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika