Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar pas kallëzimit penal të komunës së Prishtinës ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me mosalokim të fondeve të kryeqytetit.
“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori!”, ka thënë Rama, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Rama ka thënë se shpreson se përgjigja e Muratit ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë!”.
Tutje, Rama vlerëson se punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës nuk duhet të mbesin pa paga dhe pa shërbime teksa shtoi se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtën e tyre.
Ministri Murati denoncohet në Prokurorinë Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare