Rama nderon ambasadorin norvegjez me “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Gjatë takimit, Rama i dhuroi ambasadorit “Çelësin e Qytetit”, në shenjë respekti dhe falënderimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve të tyre.

“Kënaqësi të prisja mikun e kryeqytetit, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. E falënderova për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona dhe në shenjë nderimi i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’. Të presim sërish në Prishtinë!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika