Rama ndez qiri për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ballkonin e Kryeministrisë ka ndezur një qiri për viktimat dhe të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Flamuri i Republikës së Shqipërisë, të hënën e 13 shkurtit u ul në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se qeveria e tij po mbante një ditë zie “si shenjë dhimbjeje dhe lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe në kufirin turko-sirian” si dhe “një shenjë solidariteti me miken tonë Turqinë”.

Më 6 shkurt 2023, një tërmet i parë me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, i ndjekur nga të paktën dy tërmete të tjera të mëdha, goditi Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra viktima.

Ndonëse kanë kaluar një javë që kur Turqia dhe Siria janë prekur nga tërmeti si pasojë e të cilit deri më tani numri i viktimave ka kaluar mbi 37 mijë, shpresat për të shpëtuar jetë ende nuk shuhen.

Komandanti Egzon Syla, i cili është udhëheqës i ekipit të kërkim-shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka rrëfyer momentet kur kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë nga rrënojat katër persona.

Në një linjë të drejtpërdrejt në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, teksa ka folur për shpresën, Syla ka thënë se të njëjtat ndonëse nuk janë shuar, megjithatë mbesin të vogla.

Për fat të keq shpresat janë gjithmonë edhe më të vogla, kanë kaluar më shumë se 7 ditë, kohëve të fundit ka pak raste ku po shpëtojnë persona të gjallë për shkak se pas kaq shumë ditëve mund të gjenden në ato vende ku kanë mbetur në ndonjë hapësirë më të gjerë, ku kanë mundur të lëvizin të gjejnë ujë apo ushqim, mund të kenë ndonjë mrekulli nëse ka ndonjë rast përndryshe shpresat janë gjithnjë e më të vogla”, ka thënë ai.

Komandanti Syla flet për gjendjen në Turqi: Shpresat nuk i kemi shuar, por gjasat janë të vogla për të shpëtuar njerëz nga rrënojat

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika