Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mirënjohje të veçantë për Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein pas një aktiviteti tjetër të organizuar në Aman të Jordanisë, në kuadër të Procesit të Aqaba-s.
Në këtë aktivitet, Shqipëria ka udhëhequr krah Jordanisë një tryezë të gjerë me udhëheqësit kryesorë të komuniteteve fetare të Ballkanit.
Ky bashkë-drejtim nënvizon pozicionin e Shqipërisë si një model i bashkëjetesës fetare dhe si një aktor aktiv në nismat që synojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
“Aman, Jordani – Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, ka shkruar Rama në Facebook.