Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët gjatë një takimi të zhvilluar në lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një reagim publik, Rama e ka cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”, duke thënë se në këtë lagje është ndjerë përkrahja e nevojshme për ditën e zgjedhjeve.
“Takim i mrekullueshëm sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku morëm mbështetjen e nevojshme për ditën e madhe të 7 qershorit.
Në çdo lagje po ndihet përkrahja e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër!”, ka shkruar Rama.