Rama: Në garë për president ishte edhe Fatos Nano, nuk deshëm që presidenti të jetë i afërt me PS-në

Edi Rama, kryeminister i Shqipërisë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama zbuloi disa nga prapaskenat e përzgjedhjes së kandidatit për president.

Ai tha se në mesin e 26 kandidatëve ishte dhe Fatos Nano, për të cilin tha se ka respekt, por sipas tij, kandidatura e tij nuk u zgjodh për shkak se PS-ja dëshironte që presidenti i Shqipërisë të mos jetë i afërt me partinë në pushtet.

Propozimi i dytë ishte që nuk ishin pjesë të PS-së, por që kishin kontribut në PS, që nga Fatos Nano, për të cilin kemi respekt, por ne e pamë të arsyeshme që këtë drejtim ta përjashtojmë, sepse në këtë fazë të jetës së vendit, PS-ja e ka barrën të jetë partia e të gjithëve”, ka thënë Rama.

Në mes të tjerash, kryeministri Rama tha se janë marrë propozime nga e gjithë anëtarësia, ku tregoi se ka pasur propozime që kandidati për president të jetë nga PS-ja, por siç ka thënë ai, opsion është eleminuar menjëherë.

Për kandidatin e përzgjedhur, Bajram Begajn, Rama tha se është personi i duhur për ta marrë postin e presidentit

“Na bën të ndihemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake, kandidatura besojmë rezonon me të gjithë atë pjesë të paktën me një pjesë të popullit tonë që jeton dhe punon normalisht dhe që beson tek puna, tek respekti dhe dashuria për vendin. Këto janë tipare që i karakterizojnë në përgjithësi figurat e përfshira në jetën e forcave të armatosura. Patjetër nga sot ish-shefi i përgjithshëm, dhe bëhet gati të jetë president i republikës nuk bën përjashtim”, ka thënë ai.

Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, ku do t’i shqyrtojnë kriteret ligjore dhe kushtetuese të kandidatit për president.

Ndërkaq, në orën 18:00 do të nisë seanca e kuvendit, ku pritet që kandidatura e Bajram Begajt të dalë në votim.

Ky do të jetë raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, por është hera e parë që ka një kandidat, emri i të cilit shkon në kuvend.

Në raundin e katërt nevojiten, gjithsej, 71 vota, e që partia në pushtet veçse i ka, për ta caktuar presidentin e ardhshëm.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta votojë kandidatin e PS-së për president, dhe se një pjesë e saj do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së tij.

Kurse partia e Sali Berishës, ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë Begajn për president, por seancën e së shtunës nuk do ta bojkotojnë.

Aktualisht, detyrën e presidentit e mban Ilir Meta, i cili do ta dorëzojë detyrën me 24 korrik.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika