Rama në Këshill të Evropës: Nuk mund të ngrihet paralele në mes të Kosovës dhe Krimesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ka thënë se paralelja në mes të situatës në Krime të Ukrainës dhe asaj në Kosovë është e paqëndrueshme sepse mund të ketë një analogji në mes të Ukrainës dhe Kosovës, por jo Krimesë dhe Kosovës

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës ka thënë se nuk mund të ngrihet një paralele në mes të situatës në Krime të Ukrainës dhe asaj në Kosovë.

“Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një analogji të Krimesë me Kosovën, por të Ukrainës me Kosovën.

Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova duhet të shqiptohet nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë me emër të sajin zyrtar si Republikë e Kosovës e jo Kosovo siç edhe prezantohet.

“Do të ishte e mrekullueshme që nga ky Këshill të fillojnë të mësojnë organet e tjera të politikës ndërkombëtare të shqiptojnë dhe të shkruajnë Kosovën me emrin e saj real dhe zyrtar Kosova, e jo Kosovo”, ka vijuar ai.

Në fjalimin e tij, ai ka përmendur edhe luftën në Kosovë, ku ka thënë se ndërhyrja e parë e NATO-s në një tokë evropiane, njohu luftën e UÇK-së që solli si rezultat pavarësinë e vendit pak vite më pas.

“Drejtësia u vu në pah, dinjiteti u rivendos mund të niste pajtimi ose të paktën kështu dukej. Lufta është punë e shëmtuar”, ka vijuar ai.

Ndërkaq për inicativën e Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se është një ravijëzim i procesit të Berlinit dhe se është një ide për të forcuar synimet drejt integrimit evropian.

Lajmi në përditësim..





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika