Rama: Në Kosovë kishte filluar një epokë e re, pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikujtuar ndërhyrjen e Aleancës Veri Atlantike (NATO) në Kosovë për ta ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga regjimi i aparatit shtetëror të Serbisë i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq

Ilustrim

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar intervenimin e shteteve perëndimore, të cilat ishin të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ta ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, nga aparati shtetëror i Sllobodan Milloshoviq-it, nëpërmjet NATO-s.

Rama në rrjetin e tij, social Facebook ka shkruar se “si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”.

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika