Rama: Në kryeqytet po formohet Drejtoria e Policisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet është duke u formuar Drejtoria e Policisë. Këtë ai e ka bërë të ditur pas takimit të zhvilluar të enjten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. “Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së […]
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet është duke u formuar Drejtoria e Policisë.
Këtë ai e ka bërë të ditur pas takimit të zhvilluar të enjten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Sot takova Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi, përveç se ishte njoftues me Drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe qytetarët tanë, pra formimin e kësaj Drejtorie”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.
Sipas tij, kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet.
“Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori.Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, ka shkruar tutje ai.















