Rama në mbështetje të krerëve të UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen në protestën e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë ftesën për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet në mbështetje të krerëve të UÇK-së, me kërkesë të organizatorëve të ngjarjes.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR – Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama në Facebook.

Protesta pritet të mbahet në Tiranë dhe synon të shprehë mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika