Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

Në fjalën e tij, në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Nju-Jork, Rama u bëri thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë dhe të mos e mbajnë peng anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

“Në rajonin tonë, pas më shumë se çerek shekulli plagët nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë kanë nevojë të shërohen, por kemi parë përparim”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se bindja e palëkundur e Shqipërisë është të shohë të shkuarën me sytë e së ardhmes dhe një të ardhmen me sytë e së shkuarës.

Agresioni rus kundër Ukrainës, theksoi ai, duhet të na shërbejë të gjithëve si zile e përhershme alarmi.

Kryeministri theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë pareshtur mes tyre dhe me aleatët e partnerët për tu siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm. Kosova, u shpreh Rama, është sot realitet i pakthyeshëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me perspektivë të qartë evropiane.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e Ukrainës ka për synim të hutojnë këdo në këtë ndërtesë apo opinionin, por kurrë nuk mund të arrijnë të zbehin të vërtetën se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe anëtare aspirantë e komunitet euroatlantik. Nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Rama.

Kryeministri përsëriti thirrjen ndaj Rusisë për të ndalur Luftën në Ukrainë./RTK.live

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika