Rama në samit: Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit të Ukrainës që të jetojë në një atdhe të lirë

Në samitin për Ukrainën në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ritheksuar mbështetjen për Ukrainën, derisa është shprehur se Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit të Ukrainës të jetojë në një atdhe të lirë, të pavarur dhe demokratik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin për Ukrainën në Tiranë, i ka uruar mirëseardhje në Shqipëri, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Jemi thellësisht të nderuar që bëtë këtë udhëtim në Tiranë mes përgjegjësive të jashtëzakonshme të udhëheqjes, jo vetëm të kombit dhe popullit tuaj, por të gjithë botës sonë demokratike në qëndresën ndaj luftës që aq mizorisht i është imponuar vendit tuaj. Por që në ndërkohë ka sfiduar në mënyrë kaq brutale botën tonë demokratike”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar është shprehur se presidenti rus, Vlademir Putin, dëshironte ta fshihte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por sipas Ramës, Ukraina sot është më shumë se kurrë e ankoruar në Evropë dhe me besimplotë se kurrë për fatin e vet evropian.

“Kjo është një luftë që as Ukraina as Bashkësia e Kombeve me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë nga zgjedhja e vetme e një njeriu. Prania juaj këtu është një kujtesë që ai nuk ia ka dalë e që pavarësisht fuqisë ushtarake e propagandës toksike, Rusia nuk ia ka dalë të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës. Nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit të Ukrainës të jetojë në një atdhe të lirë, të pavarur dhe demokratik. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën, kontrasti nuk mund të jetë më i fortë se kaq. Putini donte ta fshihte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por sot Ukraina është më shumë se kurrë e ankoruar në Evropë dhe me besimplotë se kurrë për fatin e vet evropian”, ka thënë tutje Rama.

Rama ka ritheksuar përsëri se Shqipëria vazhdon të mbështesë Ukrainën gjatë periudhës kur ajo është në gjendje lufte.

“…E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk i kemi  kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë…”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika