Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur”: Sa më shumë të afrohemi, aq më shumë ka shanse për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me njëra-tjetrën në këtë iniciativë për të rritur shanset për paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sa më shumë që të ketë përafrime, aq më shumë do të rriten shanset për paqe midis Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhen konfliktet e të bëhen paqe mes Serbisë e Kosovës. S’kam pajtim me Vuçiqin për Kosovën. Zgjidhja është e thjeshtë. Ose mosdakordësia kthehet në konflikt permanent në të gjitha boshllëqet që mbesin në ekonominë tonë, në sigurinë tonë, ose e kundërta”, është shprehur Rama.

Ai ka theksuar se do të flasin hapur dhe do ta ruajnë e fuqizojnë “këtë karakteristikë të këtij rajoni”, pa pasur frikë se nga e folura e hapur mund të ketë më shumë probleme sesa arsye për t’u bashkuar.

Po ashtu, Rama ka potencuar se derisa ky është samiti i parë i Ballkanit të Hapur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas tij, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hpaur një domosdoshmëri edhe më të madhe se që ishte përpara.

“S’kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë. S’kemi pritur luftën në Ukrainë për të mësuar se mes Serbisë e Rusisë ka një histori. As për t’u informuar se mes Serbisë e Kosovës ka konflikt të pazgjidhur. Por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja dhe të kthimit të syve drejt të ardhmes, kemi zgjedhur të dytën. Sot jemi këtu, pikërisht, sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes, pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura, por të bindur se problemet e pazgjidhura mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi, vetëm nëse ne kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Ndërkaq, Rama pati disa fjalë edhe për Bashkimin Evropian.

“Dy fjalë për Bashkimin Evropian dhe këtë dasmën e radhës, e them të tillë sepse sa herë afrohet ky Këshilli Evropian është njësoj sikur përgatitemi për dasmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Shqipëria nuk përgatitet më për atë “dasmë”.

“Nëse do të ndodhë dasma do të shkojmë në rroba të rastit, nuk do të zbukurohemi, nuk do të porosisim orkestrën më të mirë, nuk do të shpenzojmë që të bëjmë banketin më të madh, në pritje që të vijnë krushqit dhe në fund fare ngelim me nusën në derë se nuk vjen dhëndrri që ta marrë. Ose akoma më keq, na ngelet dhëndrri në derë, se kur ngelet dhëndërri në derë se nusja thotë jo se nuk dua të flasë për këtë se kam ca punë të tjera, kjo është edhe më keq”, shtoi ai.

Ballkanin e Hapur, Rama e ka quajtur burrë, ndërsa Evropën “nuse”.

“Kjo është keq për ne, do të ishte më mirë që ne të ishim nusja se do na merrnin më shpejt, të jesh burri me gjithë këto probleme e historira, është problem i madh, por ne e kemi shumë të qartë, do ta ndërtojmë Evropën këtu, do t’i ndërtojmë sistemet tona të funskionimit të shtetit, dhe pastaj kur ata do të duhen, ta bëjnë damsën ne jemi gati”.

“Sido që të rrotullohet bota, Ballkani këtu do të jetë. Serbia nuk do të ikë në ndonjë planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja nuk do të ikë, do të vazhdojë të zihet por këtu është, në shqiptarët s’kemi ku shkojmë se këtu jemi, kështu që BE me të parë me të bërë. BE na bëjnë ata, por E-në, evropianët e kanë bërë vetë”, përfundoi ai.

Vuçiq për “Ballkanin e Hapur”: Janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan, përfshirë edhe Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë se në këtë iniciativë janë  të mirëseardhur “të gjithë ata që duan të vijnë, edhe përfaqësuesit e Prishtinës”.

Sipas tij, është me rëndësi që të formohen grupet punuese të përbashkëta të shteteve të rajonit, për të përgatitur rajonin për t’i tejkaluar vështirësitë me furnizim të ushqimit e të tejkalohet dimri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”

“Kjo është një iniciativë e jona, iniciativë e njerëzve nga Ballkani, e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden vetë t’i zgjidhin problemet e tyre. Nuk kemi probleme bilaterale. Nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt përveç që të jemi miq, që të bashkëpunojmë dhe të punojmë për interesin e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

“Është me rëndësi që të formojmë grupet punuese menjëherë apo në takimin e ardhshëm, për të cilin propozoj që të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi dhe manifestimit të panaireve në Beograd, që të dakordohemi, të formojmë grupe punuese, që do të kujdesen se si t’i tejkalojmë vështirësitë e furnizimit me ushqim, si t’i ndihmojmë njëri- tjetrit që t’i mbijetojmë dimrit, sepse ky është interesi kryesor i qytetarëve tanë”, shtoi presidenti serb.

Po ashtu, ai theksoi se është e rëndësishme që të përshpejtohen marrëveshjet e përbashkëta.

Kovaçevski për “Ballkanin e Hapur”: Ftesa për Kosovën mbetet e hapur

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se ftesa ndaj Kosovës  që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur” është ende e hapur.

“Ky samit do të bëjë një kthesë të papritur sa i përket Ballkanit të Hapur, ftesa për Kosovën vlen ende. Ftesa për kryeministrin e Kosovës është e hapur. Do të kenë përfitime edhe shtetasit e Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

“Na bashkangjituni, të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për ne dhe fëmijët tanë”, shtoi ai.

Kryeministri Kovaçevski nismën “Ballkani i Hapur”, e ka konsideruar si iniciativë për evropianizmin e rajonit.

Sipas tij, në botë është tash koha që kërkon vendime të përbashkëta.

Kovaçevski ka theksuar se përkushtimi i liderëve pjesëmarrës është për “jetë më të mirë të popujve”.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të mërkurën, mbahet takimi i radhës i nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.

Liderët pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër, në cilësinë e vëzhguesve po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika