Rama në samitin e NATO-s, pritet nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, janë pritur nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Letizia e Spanjës, në një mbrëmje mirëseardhjeje gjatë Samitit treditor të NATO-s, i cili po zhvillohet në Madrid

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin e NATO-s, në Madrid

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet e mbërritjes në samitin e NATO-, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, kryeministri Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, duke hyrë në pritjen e organizuar nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.

“Me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Rama kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e NATO-s. Pjesë e delegacionit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkaq, të martën e 28 qershorit, liderët e Aleancës Veriatlantike (NATO) janë mbledhur në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën kishte thënë se në samitin treditor do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve antidronë dhe naftës.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe liderë të shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s, përfshirë liderët e Koresë Jugore dhe Japonisë, në cilësinë e vëzhguesve.

Spanja po e organizon samitin në 40-vjetorin e pranimit të saj në NATO. Më 30 maj të 1982-s, ajo u bë vendi i 16-të që iu bashkua Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Në grupin e vendeve anëtare të NATO-s është edhe Shqipëria, që u anëtarësua në vitin 2009.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika