Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e përbashkët me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se SHBA-ja ka treguar interes të drejpërdrejtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës.

“Më vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë si pjesë e Këshillit të Sigurimit si anëtar i përhershëm.

“Dua ta falënderoj sekretarin e Shtetit për një mbështetje që flitet pak dhe shihet pak, por që është një mbështetje e vazhdueshme, por edhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ky është një proces nga ajo se çfarë bëjmë ne dhe aleatëve tanë evropianë. Ne vlerësojmë interesimin e vazhdueshëm të Departamentit të Shtetit dhe faktin që sekretari në takimet me aleatët evropianë nuk e lë pa nënvizuar për ta shtyrë më tutje këtë proces të anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor si një interes strategjik të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai theksoi, gjithashtu, se pa SHBA-në s’do të kishte Kosovë të pavarur, ndërsa theksoi se interesi amerikan në Kosovë dhe Shqipëri është interes i dorës së parë.

“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë që SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është një interes i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë. Ne ndjehemi të keq ardhur sa herë shohim hapa mbrapa dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e dialogut dhe të vetëdijshëm për tragjedinë jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë”, tha më tej shefi i qeverisë shqipare në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.